Shkenca
.
Teknologjia (greq. “τεχνολογία“, tehnologia nga “τέχνη”, tehni - zeje, zejtari; dhe “λογία”, logia - mësim, dituri) është një fushë e gjerë e zbatimit të diturisë në qëllimet praktike të jetës njerëzore apo ndryshimin dhe përdorimin e mjedisit njerëzor. Teknologjia përfshin përdorimin e lëndëve, veglave, teknikave, dhe burimeve të fuqisë për ta bërë jetën më të lehtë ose më të këndshme dhe punën më prodhimtare. Ndërsa shkenca merret me çështjet si e pse ndodhin gjërat, teknologjia përqendrohet në bërjen e gjërave të ndodhin. Teknologjia filloi të ndikonte përpjekjet njerëzore sapo ata nisën të përdorin vegla. Ajo u përshpejtua me revolucionin industrial dhe me zëvendësimin e makinave për kafshët dhe punën njerëzore. Zhvillimet e përshpejtuara teknologjike kanë ndikuar keq në ndotjen e ajrit dhe pasoja të tjera të padëshirueshme mjedisore.
Në dallim nga teknika, që merret me funksionimin e makinave, teknologjia merret me zhvillimin e tyre duke u nisur nga parimi shkencor.
……..
Shkenca (lat. “scientia” - njohuri, dituri, dije) është një sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës e të shoqërisë, i cili është formuar historikisht duke vëzhguar botën reale e jetën, dhe duke bërë përgjithësime teorike.
Shkenca është veprimtaria që zhvillohet në një fushë apo në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj i veçantë pune.
E Punoi: Taulant Hoti